Aksident i rëndë në aksin Peshkëpi–Kotë, dy të plagosur

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një makinë ka dalë  nga rruga përgjatë aksit Peshkëpi–Kotë, me pasojë dy të plagosur. 

Raportohet se aksidenti është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.

Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.