Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Podgorie. Përplasja midis dy automjeteve, një BMW dhe një “Audi”, ka rezultuar fatale për drejtuesin e BMW-së, Aurel Cipi, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit “Audi”, shtetasi K. L., është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi zyrtar i policisë: Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. C. është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit “BMW” ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i “Audi”-t është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar detajet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.