Aksident i katërfishtë te “Rruga e Elbasanit”, tre persona dërgohen me urgjencë te Trauma

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë. Katër mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, përballe një lokali të zonës.

“Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.