Aksident i katërfishtë në Durrës, 10 të lënduar, mes tyre fëmijë

Miks Albania

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “plepave” në Durrës.

Mësohet se 10 persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe fëmijë.

Një grua që ndodhej në një prej automjeteve, ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.