Sot, në ditën e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u uron një ditë të bukur dhe agjërim të pranuar.
“MIRËMËNGJES dhe duke i falënderuar të gjithë miqtë që na dhanë kënaqësinë e Iftarit të mbrëmshëm, ju uroj një ditë të mbarë me agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar”, shkruan Rama.