Aeroporti “Nënë Tereza” ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë.
Në njoftim thuhet se të gjithë udhëtarët, duhet të paraqiten pranë aeroportit 3 orë më parë, për shkak të numrit të madh të pasagjerëve.
Në mënyrë që të shmangin vonesat, qytetarët duhet të jenë më parë për të përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme para fluturimit, e po ashtu për të shmangur çdo situatë të paparashikuar.