Aeroporti “Nënë Tereza” lajmëron qytetarët: Paraqituni pranë…

Aeroporti “Nënë Tereza” ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë.

Në njoftim thuhet se të gjithë udhëtarët, duhet të paraqiten pranë aeroportit 3 orë më parë, për shkak të numrit të madh të pasagjerëve.

Në mënyrë që të shmangin vonesat, qytetarët duhet të jenë më parë për të përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme para fluturimit, e po ashtu për të shmangur çdo situatë të paparashikuar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.