Qindra pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, në Tiranë kanë mbetur në errësirë mbrëmjen e sotme.
Bëhet me dije nga burimet për media se në aeroport është ndërprer energjia elektrike.
Mësohet se prej disa minutash në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” energjia mungon, ndërsa shkaku për këtë incident ende nuk dihet.
Në pamjet e siguruara nga News24 shfaqen shumë pasagjerë të cilët ndodhen në ambiente të ndryshme të aeroportit, në pritje të fluturimeve të tyre.