Açka: Jemi bërë qesharakë! Kam frikë se mbetjet në Durrës do të asgjësohen duke u hedhur në det

Miks Albania

Deputetja Flutura Açka bëri thirrje të merren masa që në Kuvend të kthehet gjithçka në normalitet.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Açka ngriti shqetësimin edhe në lidhje me kontejnerët në Portin e Durrësit, të cilët dyshohet se janë me mbetje toksike dhe sipas saj mund të asgjësohen duke u hedhur në det.

“Jemi kthyer në Parlament qesharak. Ju bëni sikur punoni ne sikur luftojmë dhe shqiptarëve po i japim një shfaqe të shëmtuar aktoriale. Duhet t’i kërkoni ndjesë shqiptarëve, sepse ju e kurdisët këtë situatë.

Shpjegohuni pse gënjyet se marrëveshjen me një pjesë të opozitës e bëtë në janar kur në fund e bëtë në shtator. Merrni masa që ky Kuvend të kthehet në normalitet. Marrëveshjet bëjini publike, jo me grupe pune në zgafellet e këtij parlamenti.

Kam frikë se mbetjet në Durrës do të asgjësohen duke u hedhur në det dhe shumë shpejt shqiptarë do të kenë një det të ndotur”, tha ajo.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.