A të shëndosh buka? Një ekspert e shpjegon misterin

Buka është një ushqim i përditshëm pothuajse në çdo shtëpi, për mëngjes, për shoqërim me gjellë apo për sanduiçe. Por një pyetje i mundon shumë njerëz: a të shëndosh buka apo jo?

Mjeku Alexandre Olmos Torrex, specialist në mjekësi të brendshme dhe ekspert në epigjenetikë, ka dhënë një përgjigje interesante dhe madje pak befasuese.

“Jo vetëm që buka nuk të shëndosh, por nëse e përgatisni siç duhet, mund të ndihmojë edhe tretjen tuaj”, – thotë ai.

Sekreti? Ngrini bukën para se ta hani

Sipas doktor Olmos, ngrirja e bukës është një truk i thjeshtë, por shumë i dobishëm:

“Kur ngrini bukën dhe më pas e shkrini, një pjesë e niseshtesë që përmban ajo shndërrohet në niseshte rezistente.”

Kjo lloj niseshteje nuk tretet në zorrën e hollë, por shkon deri në zorrën e trashë dhe ushqen bakteret e mira të zorrëve, duke vepruar si probiotik.

Përfitimet

Shkakton më pak rritje të nivelit të sheqerit në gjak.

Trupi përthith më pak kalori nga buka.

Jep ndjenjë ngopjeje më të gjatë.

Përmirëson shëndetin e tretjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.