A rrezikohet Shqipëria nga Irani? Rama: Si vend i NATO-s, Shqipëria është e sigurt

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Shqipëria mbetet një vend i sigurt falë anëtarësimit në NATO.

Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama u shpreh se vendi ynë është i mbrojtur nga aleanca dhe nuk ka arsye për shqetësim të menjëhershëm. Ai theksoi gjithashtu solidaritetin me vendet e prekura nga tensionet në rajon, si Qipro, Greqia dhe Turqia.

Sipas tij, situata në Lindjen e Mesme mbetet komplekse dhe e vështirë për t’u parashikuar, por Shqipëria vazhdon të mbështetet te partneriteti dhe siguria që ofron aleanca euroatlantike.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.