A i dini përfitimet shëndetësore që merrni nëse agjëroni?

Studimet kanë treguar se agjërimi është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Por, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për benefitet shëndetësore që sjell agjërimi gjatë muajit të Ramazanit. Ekspertët kanë zbuluar se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore si kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti, si dhe të përmirësojë  mirëqenien mendore.

Duke mos konsumuar asnjë ushqim, trupi ynë është në gjendje të përqendrohet në largimin e toksinave, pasi i japim pushim sistemit tretës. Nutricionistja Claire Mahy thotë: “Agjërimi lejon zorrët të pastrohen. Mund të stimulojë gjithashtu një proces të quajtur autofagji, ku qelizat pastrohen vetë dhe largojnë grimcat e dëmtuara dhe të rrezikshme.”

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.