A e përdorni ju? Kjo është fjala e vitit 2023, sipas Universitetit të Oxford-it

Një fjalë e përdorur gjerësisht në internet, përkufizohet si stil, hijeshi ose tërheqje…

Çdo vit, Oxford University Press (OUP) – shtypi universitar i Universitetit të Oxfordit, shtypi më i madh universitar në botë – zgjedh një fjalë ose shprehje që ka pasqyruar 12 muajt e fundit dhe ka potencial për të pasur një rëndësi të qëndrueshme kulturore.

“Rizz” është fjala e zgjedhur nga OUP si Fjala e vitit 2023.

Rizz, një fjalë e përdorur gjerësisht në internet, përkufizohet si stil, hijeshi ose tërheqje, ose aftësia e dikujt për të tërhequr një partner romantik ose seksual.

Ndërkohë fjala besohet se është një formë e shkurtuar e fjalës karizëm (charisma).

Nga ana tjetër, OUP tha se ka të ngjarë që më shumë fjalë që rrjedhin nga rrjetet sociale dhe interneti të përdoren në gjuhën e përditshme me kalimin e kohës.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.