A do të ketë tërmet të fuqishëm në vijim? Eksperti jep detaje: Ja zonat më aktive

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Klos ka tronditur ditën e djeshme vendin tonë teksa lëkundjet janë ndjerë të fuqishme edhe në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes u raportua për  disa dëme të lehta në Xibër, Klos dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Lëkundjet e mbrëmshme janë pasuar nga pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit.

Specialisti në fushën e sizmologjisë, Rrapo Ormeni tha ditën e sotme, në një prononcim për mediat  se goditja e djeshme është shoqëruar nga 70 pasgoditje, çka tregon sipas tij se nuk priten lëkundje më të forta.

Ai u shpreh se Klosi nuk është zonë sizmike, tërmeti më i fortë në këtë zonë kanë qenë 5,1 i shkallës rihter.

Ormeni tregon se janë tre zona më aktive në Shqipëri të rrezikuara nga tërmetet.

“Zona e bregdetit Adriatik, zona Lushnje-Elbasan-Dibër dhe Korçë-Ohër, këto janë zonat më aktive”, tha eksperti për Euronews Albania.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.