Fasha prej 800 kilovatësh për energjinë elektrike në vend, nuk do të aplikohet as në muajin nëntor.
Vendimi është marrë nga qeveria ditën e sotme, teksa kryeministri k njoftuar se ka pasur rënie të çmimit në treg.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se konsumi për tetorin ka qenë domethënës, e po ashtu është marrë në konsideratë parashikimi i motit në periudhën e ardhshme, ku pritet të ketë reshje të bollshme.
“Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI”, shkruan Rama.