Për disa shenja të horoskopit, privatësia duket se nuk është një çështje kaq e shenjtë, ndaj fjalëkalimet nuk respektohen dhe dëshira për të “futur hundët” dhe për të gërmuar në telefonin e të dashurit/ës nuk konsiderohet asnjëherë problem.
Por, për këto tre shenja të horoskopit nëse nisin dyshimet e para për partnerin/en, lëvizje të çuditshme apo nëse ata po fshehin diçka, atëherë informacionin e parë ata e marrin nga telefoni për të mos jetuar çdo ditë me dyshime.
Ja për cilat shenja bëhet fjalë:
Binjakët
Ndërsa disa shenja të horoskopit presin që partneri/ja e tyre të bjerë në gjumë ose të bëjë dush para se të gjurmojnë telefonin e tyre, një Binjak e kapë atë nga dora në mes të ditës dhe i lexon mesazhet me zë të lartë. Nëse ky nuk është një opsion, ata do të gjejnë një mënyrë tjetër për të parë vjedhurazi. Pra, dëshira e kësaj shenje për të parë përmes telefonit të partnerit/es nuk buron nga çështjet e besimit, por nga kurioziteti i pastër.
Akrepi
Një Akrep nuk heziton për asnjë sekondë që të “fusë hundët” në telefonin e partnerit/es. Nëse ata mendojnë se po gënjehen ose diçka po luhet pas shpine, ata dinë si të marrin situatat në dorë dhe të marrin gjithë “arsenalin” që u duhet për betejën e radhës pikërisht nga telefoni. Si një shenjë Uji, Akrepat janë shumë besnikë ndaj miqve, familjes dhe partnerëve të tyre dhe presin të njëjtën qasje në këmbim. Kur një Akrep e di se momenti është i duhur, ai/ajo do të marrë telefonin dhe do të lexojë çdo mesazh apo telefonatë që ka ardhur në telefonin tuaj.
Bricjapi
Bricjapët nuk bëjnë shaka kur bëhet fjalë për jetën e tyre të dashurisë…ose shumë gjëra të tjera. Ata vlerësojnë rregullat, kufijtë dhe besnikërinë dhe gjithashtu, duan stabilitetin që vjen nga një marrëdhënie afatgjatë. Për shkak se Bricjapët vlerësojnë sigurinë, ata mund të dallojnë menjëherë kur një partner/e nuk është në gjendjen më të mirë apo po fsheh diçka.