Ambasada Italiane ka treguar se ka kryer porosinë e kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kanë paguar faturën që lanë disa turistë italianë pa shlyer.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ambasada shkruan se “italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”.
Më herët ishte kryeministri Edi Rama ai që ndau lajmin se homologia e tij italiane kishte kërkuar të paguhej fatura në restorantin ku shtetasit italianë u larguan me vrap pa paguar.
“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, shkruan ambasada italiane në Tiranë.