Perimet jeshile si brokoli dhe lakra përmbajnë një molekulë që duket se krijon një ‘barrierë’ në mushkëri.
Shkencëtarët pohuan se kjo mund t’i japë trupit një shtysë në luftimin e gripit ose infeksioneve të tjera të frymëmarrjes.
Imunologu Dr Andreas Wack, i Institutit Francis Crick, tha: “Njerëzit mund të kenë më pak gjasa të mbajnë një dietë të mirë kur janë të sëmurë, kështu që nuk po marrin molekulat nga perimet që e bëjnë këtë sistem të funksionojë. Është një ide e mirë të hani shumë perime krucifere gjithsesi. Por kjo tregon se është edhe më e rëndësishme të vazhdosh t’i hash ato kur je i sëmurë.”