Mbajti nën kërcënimin e thikës prej dy orësh nënën dhe motrën në banesë, 37-vjeçari në Kuçovë arrestohet nga policia 

Një ngjarje e rëndë është raportuar në lagjen “11 janari” në Kuçovë. Një 37-vjeçar prej gati dy orësh ka mbajtur peng nënë dhe motrën e tij në banesë duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste. Kanë qenë banorë të zonë, komshinjtë  që kanë njoftuar policinë. Autoritetet kanë arritur të neutralizojnë autorin vetëm 1 orë më vonë. Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar 37-vjeçari Gjeri Salla, i cili theksohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Prej dy javësh ai refuzonte të konsumonte ilaç dhe ishte bërë agresiv.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.