Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.
Kreu i qeverisë bën me dije se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën ndërsa është pozicionuar në krah të aleatëve për sa i përket qëndrimit.
Më tej, Rama ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog të palodhur.
Reagimi i plotë:
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!