E TRISHTË! U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 16-vjeçari, i cili një ditë më parë drejtonte një nga 2 “Jet Ski”, që u përplasën në mënyrë aksidentale në plazhin e Llamanit në Himarë.

I riu u me iniciale K.XH u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetën.

16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.