Një 26-vjeçar, i shpallur në kërkim për “vrasje nga pakujdesia’ është arrestuar këtë të martë në kryeqytet.
Policia njofton se i riu Henri Gjapi u ndalua në aeroportin e Rinasit.
Ai u përfshi në një sherr në 31 korrik në rrugën “Vaso Pasha”, pranë ish-Bllokut me 46-vjeçarin Gentian Talja. Në konflikt është përfshirë edhe Artur Gjolena.
I plagosur rëndë mbeti Talja, cili ndërroi jetë pas gjashtë ditësh në spital, si pasojë e plagëve të marra.