Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në një qendër tregtare në Tiranë. Mësohet se menaxheri i sigurisë është vetëvrarë me armë zjarri në vendin e punës. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:15, kur qendra tregtare ka qenë e mbyllur për klientët. Viktima është identifikuar si 45-vjeçari me inicialet M.L.
“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendër tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e qendrës tregtare), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.