Qeveria i mbulon shpenzimet për kurimin Genc Fugës, miratohet fondin për aktorin

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e aktorit Genc Fuga.

Qeveria ka marre vendimin për të mbuluar shpenzimet për aktorin Genc Fuga me vlerën 20 milionë lekë.

Aktori i njohur është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi pësoi një goditje në tru.

Lajmin e dha bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani e cila kërkoi publikisht që qytetarët të kontribuonin me sa mundësi kishin për të mbledhur shumën prej 19 mijë euro që duheshin për operacionin e tij.

Thirrjes së saj i janë përgjigjur me qindra shqiptarë që kanë kontribuuar përmes platformës gofundme.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.