Mund të duken si romantike, por në fakt këto janë shprehjet më toksike që mund të thoni në një marrëdhënie!

Të gjithë ne kemi rënë në dashuri, të paktën një herë në jetë. Po ashtu mund të themi se kemi bërë shfaqje ekstreme dashurie, dhe edhe pse e kemi besuar kur e kemi thënë, tani që e mendojmë, shohim se ishte pak e çuditshme. Epo, ato nuk ishin vetëm të sikletshme, por edhe toksike. Zbuloni cilat janë sipas ekspertëve, 3 shprehjet toksike që mund të themi apo të kemi dëgjuar gjatë një marrëdhënieje:

“Kam nevojë për ty”

Ka një ndryshim të madh midis “kam nevojë për ty” dhe “të dua”. E para do të thotë se je i varur nga tjetri dhe tregon se ke frikë ta humbasësh, pasi mendon se jeta jote do të ketë më pak kuptim.

“Nuk mundem pa ty”

Mundesh! Nëse e keni dëgjuar këtë frazë nga partneri juaj, në fillim të lidhjes suaj, me shumë mundësi do t’ju duket e ëmbël. Në fakt, është një shenjë e varësisë dhe është mirë të jesh i kujdesshëm. Nëse, përsëri, e kapni veten duke thënë këtë, ndoshta duhet të rimendoni prioritetet tuaja.

“Ti je gjithçka për mua”

Duke i dhënë dikujt kontrollin mbi lumturinë tonë, ne humbasim fuqinë tonë. Për më tepër, duke i thënë dikujt se gjithçka varet nga ai, ne vendosim një përgjegjësi të madhe mbi të, dhe kjo është e padrejtë.


Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.