Të kenë fëmijë së bashku është dëshira e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, mirëpo se kur do të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, këngëtari dhe moderatorja po merren me projekte të shumta, ndërsa herë pas here kanë realizuar edhe reklama të përbashkëta.
Në një prej reklamave të fundit, Kiara është shfaqur e veshur me një fustan të gjerë dhe ju e dini ç’do të thotë kjo për fansat: Menjëherë shtatzëni!
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë bërë që fansat e çiftit të mendojnë se ata do të bëhen prindër për herë të parë.
Por ka nga ata që mendojnë se kjo nuk është e vërtetë. Kjo për shkak se si Luizi ashtu edhe Kiara për momentin i janë përkushtuar projekteve të reja.