Është paksa e pakëndshme, por pjesa tjetër e verës nuk parashikohet të jetë e favorshme për romancën e personave që i përkasin shenjës së Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit.
Marrëdhëniet e tyre janë të brishta dhe mund të marrin fund muajin e ardhshëm. E ndërsa për disa gjërat mund të përmirësohen, për një nga shenjat e mësipërme situata do mbetet e pakëndshme.
Disa fokusohen te vetja, të tjerë e kërkojnë lumturinë në aventura dhe disa nuk mund të pretendojnë më. Megjithatë, ata që u përkasin shenjës së mëposhtme kanë shumë gjasa të ndahen deri në fund të verës, pasi janë në tension në të gjitha fushat e jetës së tyre.
Ata janë nën presion nga jeta e tyre profesionale, familjare dhe personale. Afërdita retrograde te Luani nga 23 korriku deri më 4 shtator komplikon situatat dhe ndikon negativisht në jetën e dashurisë së të gjithëve. Ndarjet e përhershme janë më se të sigurta, pasi mbingarkimi që ndjejnë i shtyn ata të mos zgjedhin betejat e tyre me mençuri dhe të lënë egon të marrë më të mirën prej tyre.
Nëse duan që lidhja e tyre të vazhdojë dhe mendojnë se ia vlen personi pranë, atëherë duhet të punojnë shumë dhe të mos lejojnë që detajet e vogla të prishin marrëdhënien e tyre.
Për cilën shenjë po flasim? Ujori, i cili preferon situata të qarta dhe ka shumë gjasa që në ditët në vijim të bëhet realitet një ndarje apo fundi i një lidhjeje.