Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në aksin Vore-Fushë-Krujë në afërsi të fshatit Hasan.
Një automjet tip Mercedes Benz, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike anësore, e cila ka hyrë në xhamin e përparmë, nga ana e shoferit, duke e ndarë makinën përgjysmë.
Nga aksidenti i rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari Indrit Mahmuti.
Sipas News24, i riu mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Traumës me fraktura në kokë.
Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti.