Ekstremet e kundërta të motit gjunjëzojnë Italinë, 4 viktima

Çrregullimet e motit kanë përfshirë gjithë Italinë, duke shkaktuar 4 viktima e dhjetëra të plagosur brenda 24 orëve.

Një 16-vjeçare humbi jetën në një kamp çadrash me pushues në rrethinat e Breshias, pasi u godit nga një pemë që u shkul me gjithë rrënjë nga stuhia e fuqishme që goditi veriun, natën mes të hënës dhe të martës.

Erërat e forta, reshjet e dendura dhe breshëri plagosën disa persona dhe dëmtuan qindra automjete e ndërtesa.

Rajoni i Lombardisë, ku numërohet numri më i madh i të plagosurve, veçanërisht nga breshëri me kokrra sa një grusht, shpalli gjendjen e emergjencës. Mbi 8 mijë persona janë pa energji elektrike nga dëmtimi i linjave në Veneto.

Ekstrem i kundërt në jug të Italisë, ku në Siçili temperaturat arritën pranë rekordeve, 47 gradë Celsius. Moti përvëlues dhe i thatë ushqeu dhjetëra vatra zjarresh.

Flakët dogjën të gjallë një 98-vjeçar në fshatin Kardeto në jug të rajonit të Kalabrisë, ndërsa dy trupa të djegur janë gjetur në një shtëpi të vogël në Cinisi jo shumë larg aeroportit.

Zjarret që përfshinë bimësinë shkrumbuan edhe banesën e tij, ndërsa ai nuk u arrit të shpëtohej.

Vatrat janë shtrirë deri në Siçili dhe kanë rrethuar Palermon, duke përfshirë edhe aeroportin e qytetit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.