Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e ish kryeministrit Sali Berisha.
Takimi mes tyre vjen dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe pas deklaratave të ish kreut të qeverisë për nisjen e protestave në vend.
“Opozita paralajmëroi shqiptarët se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Ftoj qytetarët të ngrihen kundër këtij regjimi”, deklaroi Berisha një ditë më parë teksa akuzoi PS-në se i manipuloi zgjedhjet në Rrogozhinë.