Meri Shehu: Kjo është një javë shumë interesante, është fundi i muajit. Është si të themi, ndahemi nga diçka e bukur për të shkuar në diçka akoma më të bukur, por gjithmonë ajo që kemi përjetuar na ngelet disi si një ëndërrim që disa e kanë realizuar dhe disa jo. Por si do jetë kjo javë?
Kjo javë do jetë vërtet e nxehtë, por për personat që kanë pushtet do jetë akoma më e nxehtë sepse dielli që sapo është futur kundërshtohet me Plutonin në Bricjap që është gati në Ujor dhe njerëzit që kanë pushtet, famë ose duan pushtet vihen përballë një sprove të madhe ose mund të kërkojnë më shumë dominancë në jetën e tyre, do t’u kërkohet më shumë fuqi për të treguar veten e tyre. Do të dëgjojmë që figura me pushtet të madh politik, por edhe jashtë vendit do përballen me gjëra të rëndësishme.
Për popullin e thjeshtë, Afërdita nga shenja e Luanit do futet në shenjën e Virgjëreshës kësaj jave që kërkon gjëra konkrete kështu që shumë u dashuruan, premtuan, gëzuan, morën dhurata, tani është çështja që të bëjmë një bilanc. I gjithë Gushti do të jetë i nxehtë, por një muaj bilanci në fushën ekonomike dhe erotike dhe pak i përmbajtur në shprehjen e ndjenjave ose i rezervuar.
Dashi – 3 yje
Tre ditët e para të javës është ende Afërdita në Luan dhe marrin ndjenjën, euforinë e bukur e shijojnë ende. Më pas i shohim të menduar, futen në një punë ose do iu propozohet, do fillojnë një lidhje në punë, çdo gjë që lidhet me punën i bën më të përmbajtur, më të rezervuar sepse vetë ambienti nuk të lejon të shprehësh sharmin ose energjinë erotike. Angazhimet me punën do jenë shumë të mëdha dhe çështjet ekonomike, por do kenë lajme shëndetësore shumë të mira, shumë Dashë do përmirësohen nga kjo anë.
Demi – 2 yje
Sa të kalojnë këtë periudhë të 2-3 ditëve të para sepse do shohim që në çështjet familjare do japin e do marrin shumë, por më vonë do duan konkretisht. Përveç fjalëve të partnerit ose bashkëjetuesit do duan plane konkrete së bashku kështu që do kërkojnë pushime, angazhime, por mendoj që gjatë tyre do ruajnë vijën e mesme të ekuilibrit dhe nikoqirllëkut të tyre.
Binjakët – 3 yje
Janë në një fazë të mirë sepse do merren shumë me biznese, çështje familjare, do rregullojnë ose blejnë një shtëpi, do fusin njerëz në to, do bëjnë festa pra do ëmbëlsohet jeta e tyre familjare. Pavarësisht se kanë udhëtuar shumë dhe do udhëtojnë këto 2-3 ditët e para, do kenë lajme të mira por Binjakët që kanë pushtet nuk do i marrin lajmet e mira ligjore në këtë periudhë.
Gaforrja – 4 yje
Është një nga shenjat e favorizuara, favorizhet ekonomikisht, do marrë dhuratë por do merret edhe me çështjet ekonomike. Hyrja e Afërditës në Virgjëreshë iu jep një prioritet për të qenë njerëzit që mbështesin të afërmit, dikush do shkojë e do kërkojë ndihmën e tyre, mendimin, pra do jenë të dobishëm. Gaforre, det dhe dobishmëri këtë periudhë.
Luani – 4 yje
Dielli sapo është futur në shenjën e tyre por me një përballje shumë të fuqishme me Plutonin, ndaj vetëm Luanët që kanë dhe duan shumë pushtet do hasin një problematikë të madhe këtë periudhë, do kenë çështje shëndetësore, marrje pushtetesh, luftë ose lojëra. Megjithatë, ende e kanë Afërditën në 2-3 ditët e para të javës, më vonë do favorizohen ekonomikisht. 2-3 ditët e para do kenë lajme të mira në jetën erotike.
Virgjëresha – 3 yje
Do kenë mendime dhe ëndërrime të mëdha por mund të lënë pas një projekt që nuk është aq i dobishëm për natyrën e tyre, por me hyrjen e Afërditës në shenjën e tyre do ëmbëlsohet jeta e përditshme, mundësi për të shijuar, dalë, argëtuar dhe për të bërë gjëra që i bëjnë të ndihen mirë.
Peshorja – 3 yje
Është një nga shenjat më pikante të kësaj periudhe dhe do zërë vendin e dikujt që do largohet në luftë pushtetesh, do marrë dominancën por Afërdita e tyre hyn në Virgjëreshë ndaj do luhen shumë prapaskena, lidhje të fshehta që nuk do deklarohen në këtë periudhë. Në çështjet tregtare do ketë shumë marrëveshje të fshehta dhe bashkëpunime në prapaskenë.
Akrepi – 4 yje
Fillimin e javës e kanë shumë të fuqishëm, do vazhdojnë me reklamën, publicitetin e vet pastaj Afërdita në Virgjëreshë iu jep shumë mundësi njohjesh, kontaktesh por edhe realizim qëllimesh të mira në jetën e tyre dhe fusin në hambarët e tyre të mira materiale dhe produktivitet.
Shigjetari – 2 yje
Fillimi i javës është shumë i mbarë por më vonë bie ritmi dhe do merren shumë me punën, karrierën, forcimin e marrëdhënieve në çift dhe të një marrëdhënieje që kërkojnë ta bëjnë në çift dhe do iu duhet të bëhen seriozë në mënyrën si do menaxhojnë ndjenjat dhe pasionet e tyre. Megjithatë, Shigjetarët janë në parametra pozitivë por jo shpërthyes.
Bricjapi – 3 yje
Do shijojnë shumë, Jupiteri është në Dem dhe është vit i favorizuar për ta si dhe Afërdita që hyn në Virgjëreshë bëhen tre shenja toke që merren vesh shumë mirë me njëra-tjetrën, japin e marrin në menaxhime, ekonomi, dashuri dhe do gjejnë rrugën edhe në pyllin më të errët sepse do kenë një lidhje të mirë me tokën në këtë periudhë.
Ujori – 3 yje
Shumë planetë përballë tyre, është futur edhe dielli tashmë. Duket sikur pushtetin e marrin partnerët, bashkëpunëtorët ose dikush që është antagonist. Kjo vetëm për 3 ditët e para sepse më pas shndrisin në të gjitha llojet e mënyrave dhe sidomos në punë e ekonomi do jenë menaxhuesit më të mirë të kësaj periudhe.
Peshqit – 3 yje
Afërdita del përballë shenjës së tyre në Virgjëreshë. Përveç romancës, do shohin edhe anën praktike të shprehjes së ndjenjave. Nuk do shmangen dot me fjalë të bukura, por duhet të japin një veprim, punë ose firmë konkrete në fund të fundit që vuloset nga Afërdita në Virgjëreshë që di ta bëjë shumë mirë me rregullin e vet. Peshqit duhet të marrin vendime në jetën personale dhe në bashkëpunime të rëndësishme.