Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-zv.kryeministrin dhe ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Ish-zëvendëskryeministri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Hetimet për Ahmetajn nisën në Shtator për akuzën e shpërdorimit të detyrës për koncensionin e inceneratorit të Elbasanit, nga ku SPAK pretendon se ai ka marrë përfitime nga kompanitë koncesionare me administratorë Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Pak ditë më parë, me miratim të Gjykatës së Posaçme, SPAK sekuestroi 4 banesa dhe dy llogari bankare në vlerën e 124 mijë Eurove në emër të Arben Ahmetajt.
Gjithashtu nga kontrolli në disa banesa prokuroria njoftoi se ka sekuestruar dokumente, laptopë e USB të vlefshme për hetimin.