Valbona, ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” Eglantinën, motrën e saj për detyrimet e pashlyera për përkujdesin e nënës së tyre të ndjerë.
Valbona i thotë Eglantinës se i detyrohet 10 milionë Lekë për shpenzimet që ajo ka bërë ndaj nënës së tyre. Eni Çobani, ndërmjetësja e rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan është mëse dakord me vlerësimin e saj.
Eni Çobani: Ke bërë ndonjë llogari ti për këtë motrën sot?
Valbona: Zonja Eni, ajo me kënaqësi 10 milionë, me dashuri të madhe të më japë ato 10 milionë. Me kënaqësi të madhe.
Eglantina: Po nuk kam moj motër.
Eni Çobani: Aq vete.
Teksa dy motrat vijojnë të debatojnë, Eni Çobani nis t’i rendisë Eglantinës të gjitha shërbimet që i janë nevojitur nënës së tyre. Eglantina thotë se gjendet në vështirësi sepse është mashtruar nga njerëzit e bashkëshortit.
Eni Çobani: 7 vjet e paralizuar, e kupton ti apo jo? Me një grua që i ka vënë zonja, se unë i këto detaje, me mjekun që i shkonte, me ushqimin, me ndërrimin, me bebelinat, me gjërat… po të lutem tani! Zonjë, të lutem, nuk e di nëse ke jetuar ndonjëherë me mosha të treta, që të jetosh me moshë të tretë duhet të bësh llogaritë mirë.
Eglantina: Ti i di shumë mirë vuajtjet e mia! Që mua Alketa Çepele më la pa shtëpi moj motër! Gazmend Çepele më ka lënë pa shtëpi moj motër!
Valbona: Unë dua të miat, ti thua Alketa. Ç’më intereson mua Alketa? Ah, për Alketën paske patur ti?
Eglantina: Kam kërkuar paqe.
Valbona: Për Alketën paske patur t’i blesh shtëpi dhe për nënën tënde s’paske patur për një punëtore dhe një bebelinë? Më fal se po flas, kurse Alketës i paske bërë shtëpi ti ndërsa për nënën tënde s’ke patur të dërgosh?
Eglantina: Po çfarë të bëj moj motër?