Vendi ynë prej ditësh po përjeton temperatura ekstermisht të larta. Sipas meteoalb, termometri sot shënon 42 gradë në disa qarqe të vendit. Konkretisht problematike paraqitet situata në qarkun e Elbasanit, Beratit dhe të Gjirokastrës.
Po ashtu mësohet se vlerat maksimale kapin edhe Kopliku, ndërsa Kukësi dhe Hasi 39 gradë celsius, ndërsa në Korçë vlerat maksimale janë 36. Ndërkohë, nga parashikimi i motit nesër në Tiranë do të shënohen temperatura maksimale prej 42 gradësh, për të kulmuar pasnesër me 43 gradë në qarqet Berat dhe Gjirokastër.