Aksidenti me 5 shqiptarë të vdekur në Greqi, viktimat të moshave nga 16 deri 55 vjeç

Një 16-vjeçar është në mesin e pesë shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi pasditen e së martës.

Mediat greke bëjnë me dije se është fjala për meshkuj të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç ndërsa personi i pestë nuk është identifikuar ende. S

Sipas mediave greke, ata ishin punonjës sezonalë që punonin në fermat e zonës.

Ndërkohë kujtojmë se ngjarja ndodhi në Edesa. Automjeti me targa shqiptare ka dalë nga korsia në rrethana ende të paqarta dhe ka hyrë në korsinë e gabuar duke u përplasur me një kamion.

Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.