Tiranë/ 11-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike, preku kasetën që furnizon pallatin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.

Policia informon se në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, ka prekur aksidentalisht kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.