Pushuesit britanikë kanë filluar të anulojnë ose ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit nëpër Evropë për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë pjesë të kontinentit.
Moti ekstrem që sjell temperatura mbi 40C (104F) ka ngarkuar më tej shërbimet lokale mjekësore dhe shëndetësore gjatë periudhës së ngjeshur turistike, me sinoptikanët që parashikojnë temperatura edhe më të larta këtë javë.
Parashikuesi Simon Partridge tha se njerëzit që shkojnë në pikat e nxehta evropiane duhet të përgatiten për kushtet.
“Është një tronditje e madhe për sistemin kur jeni atje, kështu që jepini vetes një shans për t’u mësuar me nxehtësinë,” tha ai.
Mediat italiane thanë se temperaturat mund të arrijnë në 48 gradë Celsius në Sardenjë pasi kushtet e stuhishme vazhdojnë në të gjithë Evropën Jugore.
Shoqata e Agjentëve Britanikë të Udhëtimit tha se fluturimet dhe paketat e pushimeve po vazhdojnë normalisht – por britanikët po këshillohen të qëndrojnë të hidratuar, të aplikojnë losion dielli dhe të shmangin diellin në mes të ditës.
Zyra e Jashtme u ka rekomanduar njerëzve të kontrollojnë për këshillat më të fundit të udhëtimit në faqen e saj të internetit.
Justine Rush, 53 vjeç, i cili ndodhet në Korfuz, tha për The Observer: “Është shumë nxehtë – shumë nxehtë për të dalë jashtë gjatë ditës, përveç kur je në det.
29-vjeçarja Paola Deitan nga Wiltshire kishte planifikuar të kalonte pushimet me miken e saj në Greqi, por tashmë ka zgjedhur Barcelonën.
“Jam e shqetësuar për shëndetin tim. Nuk dua të më ndodhë asnjë gjatë pushimeve”, shprehet ajo.
Pesëmbëdhjetë qytete në Itali, shumica e tyre në qendër dhe në jug të vendit, kanë marrë alarm për rrezikun e lartë nga i nxehti, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Javën e kaluar, një 44-vjeçar që po pikturonte vizat e bardha në rrugë kur termometri shënonte 40 gradë Celsius në qytetin verior të Lodit, humbi vetëdijen dhe ndërroi jetë në spital.
Mbi se 2.000 njerëz janë evakuuar pasi zjarri shpërtheu në La Palma në Ishujt Kanarie, ndërsa autoritetet në Greqi kanë hapur zona me ajër të kondicionuar në ndërtesat publike.