Nëse kaloni vetëm 20 minuta në ditë në një park të qytetit, do të ndiheni më të lumtur dhe më të kënaqur dhe nuk keni nevojë as të bëni ushtrime, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët amerikanë.
Studimi që ata kryen tregon se parqet e qytetit i lejojnë përdoruesit të “zhyten” në natyrë, gjë që sjell përfitime të konsiderueshme fizike dhe mendore, si reduktimi i stresit dhe rikuperimi nga lodhja mendore.
Edhe njerëzit që nuk janë në gjendje të bëjnë ushtrime të lehta për shkak të moshës ose paaftësisë përfitojnë shumë nga të qenit në parqet e qytetit.
Rezultatet e hulumtimit të shkencëtarëve nga Universiteti Amerikan i Alabama në Birmingham u publikuan në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimeve të Shëndetit Mjedisor.
“Vizitorët e parkut në studim raportuan se ndiheshin shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht pasi ishin atje”, tha udhëheqësi i studimit Hon K. Yuen, duke shtuar se ai dhe kolegët zbuluan se niveli i aktivitetit fizik të pjesëmarrësve nuk ishte i lidhur me përmirësimin e mirëqenies emocionale.
Autorët e studimit thonë se edhe personat që nuk janë në gjendje të bëjnë ushtrime të lehta për shkak të moshës apo paaftësisë përfitojnë shumë nga qëndrimi në parqet e qytetit.
Reagimet që morën nga qindra të anketuar i çuan shkencëtarët në përfundimin se zonat e gjelbra në zonat urbane promovojnë mirëqenien emocionale dhe se duhet të krijohen akoma më shumë parqe dhe zona të gjelbra në qytete.