Rreth 10,000 emigrantë që kishin mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone në 4 muajt e fundit, kanë përfituar amnisti nga ligji i ri strikt për emigrantët.
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, kishte thënë më parë se çdo migrant që ka mbërritur që nga marsi në rrugë ‘të parregullta’, të tilla si me gomone përgjatë Kanalit, do të ndalohet të bëjnë kërkesa për azil.
Por teksa ligji ka ngecur rrugës për të kaluar përmes Parlamentit, duket se do të zbatohet vetëm për emigrantët që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi legjislacioni të miratohet.