Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se protesta e paralajmëruar e 12 nëntorit do të nisë në orën 16:00.
Në një komunikim me qytetarë në rrjetin social Facebook, Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet sot në një proces si ai i vitit 1991, ku shqiptarët e pritën lirinë me eksod të masave biblike.
“Sot ndodhemi në krizë të gjithanshme. Ndodhemi në një proces të ngjashëm me atë të 91, ku shqiptarët e pritën lirinë me eksod të masave biblike. Por ndodhemi në një proces ku çdo njëri prej nesh të marrë përgjegjësitë e tij për një kthesë të rëndësishme.
PD është e përqendruar në këtë kthesë të madhe, zgjodha të bisedoj me ju për axhendën tonë. Që konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor.”- tha Berisha.