Itali, gruaja sjell në jetë fëmijën e saj në tren

Një grua në Itali ka sjellë në jetë foshnjen e saj teksa po udhëtonte me tren. Ishte një punonjëse shëndetësie që i erdhi në ndihmë nënës, e cila kontaktoi me një mjeke dhe nëpërmjet një video telefonate, dha indikacionet e nevojshme që do të asistonin për lindjen e fëmijës.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin e Arquata Scrivia, në provincën e Alessandria. Foshnja erdhi në jetë rreth orës 12 të së hënës. Mjekja që ndihmoi nëpërmjet video telefonatës tha për mediat italiane se gjëja e parë që mendoi ishte se mos po bënin një shaka por më pas kuptoi se ishte e vërtetë.

“Gjëja e parë që mendova, kur iu përgjigja telefonatës, ishte një shaka”, tha mjekja obstetër Daniela Sanfilippo. “Më pas kur kuptova se gjithçka ishte e vërtetë, kuptova se zgjidhja e video thirrjes, e propozuar nga punonjësit e Trenitalia ishte më e mira.”, shtoi më tej mjekja.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.