Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish ditën e sotme video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Gjatë fjaslës së tij, Berisha ka pranuar se ai e ka takuar Alma Kaçin, vajza e cila shfaqet duke kryer marrëdhënie me Gjicin, e po ashtu duke folur për një tender. Megjithatë, Berisha tha se ai nuk ka lidhje me videon, duke dhënë dhe 3 variante se si kjo ngjarje mund të ketë ndodhur.
“Janë tre variante: Variant parë, korrupsion erotik, variant i dytë: Ia bënë njëri tjetrit dhe e treta, grindje e brendshme mes PS-së, por unë nuk kam fakte
Almën duan ta paraqesin si kryesore dhe Safetin viktimë. Duket se pasi ka ndodhur historia lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin. Gjoba flitet gjer në 500 mijë euro për të mos dhënë filmin. Ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti nga burgu kërkon paratë. Kanë gjetur si mënyrë që këtë ta ka gjetur Saliu se kanë hall që të mos i kthejnë borxhin.
Alma ka ardhur tek unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili mund ta bëjë. Unë vetë nuk bëj publike. Po të deshe bëje vetë. Nuk merr njeri porosi nga unë këtë thuaje apo jo. Është e vërtetë që ka ardhur. Nuk është praktikë e imja e luftës politike.”- tha Berisha.