Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës.
I plagosuri është identifikuar me inicialet B. M., banues në fshatin Bisht Kamëz të Durrësit.
31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të plagosjes.