Nesër myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë një festë të rëndësishme, atë të Kurban Bajramit.
Kurban Bajrami është një festë që materializon, bindjen, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj zotit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët në emër të tij dhe në emër të komunitetit.
Ndër të tjera Spahiu shprehet se ditën e nesërme kush ka mundësi të presë kurban dhe ta ndajë atë me familjet në nevojë.
“Të dashur besimtarë mysliman dhe shqiptarë kudo që ndodheni. Nesër në Shqipëri dhe mbarë botën myslimanët kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami është një festë që materializon bindje, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj zotit.
Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë.
Ata që kanë mundësi presin kurban dhe e ndajnë atë në familjet që kanë nevojë. E kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndjejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste” thotë ndër të tjera Spahiu.