Shumë prej nesh kanë qindra, nëse jo mijëra, fotografi të ruajtura në iPhone, iPad dhe Mac, por disa nga ato fotografi mund të zhduken brenda muajit të ardhshëm pasi Apple do të mbyllë “My Photo Stream”.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Apple “My Photo Stream” do të mbyllet plotësisht më 26 Korrik, i cili aktualisht është një shërbim që i që lejon përdoruesit të mbajnë 1000 fotot e tyre më të fundit të ruajtura në iCloud falas për 30 ditë.
Por fotot e ngarkuara pas 26 Qershor nuk do të shtohen më në “My Photo Stream”, dhe albumi do të zhduket nga pajisjet tuaja një muaj më pas.
Por, si t’ja bëni për të ruajtur fotografitë tuaja në mënyrë që të keni hapësirë të mjaftueshme në telefon?
Ju mund të përdorni iCloud Photos. Opsioni tjetër që do të keni sapo My Photo Stream të mos jetë më, është thjesht të transferoni manualisht imazhet ndërmjet pajisjeve. Kjo do të kërkojë llojin e duhur të kabllit për të lidhur iPhone, iPad ose Mac me çdo pajisje tjetër ose sistem ruajtjeje që po përdorni.
Por ne do ju mësojmë si të ruani fotot që dëshironi, përmes disa hapave shumë të thjeshtë:
Së pari, te aplikacioni i “Photos” hapni “Albums”, më pas shtypni “My Photo Stream”, selektoni fotot që dëshironi të ruani në telefon, tek “Share” më pas shtypni “Save”.