Gjetja e kohës për pak gjumë gjatë ditës është e mirë për trurin dhe e ndihmon atë të qëndrojë më në formë për më gjatë, thanë shkencëtarët britanikë.
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Londrës zbuloi se truri i njerëzve që dremitën gjatë ditës ishte 15 centimetra kub më i madh, që është e barabartë me vonimin e plakjes nga tre deri në gjashtë vjet, raporton BBC.
Shkencëtarët rekomandojnë që ky gjumë të jetë më i shkurtër se gjysmë ore, por një sy gjumë i shkurtër gjatë ditës është një sfidë më vete sepse është mjaft e vështirë për disa njerëz që ti zërë gjumi dhe për ca të tjerë është e vështirë të shkëputen nga gjumi për aq pak minuta.
Gjumi i ditës është i rëndësishëm për foshnjat, ato bëhen më pak të shpeshta me kalimin e viteve dhe njerëzit fillojnë të flenë përsëri gjatë ditës kur dalin në pension.
“Ne sugjerojmë që të gjithë mund të kenë përfitime nga dremitja,” tha studiuesja Victoria Garfield.
Ajo tha se ndjekja e këshillave për të marrë një sy gjumë të shkurtër ditor është shumë më e lehtë sesa, të themi, humbja e peshës ose ushtrimet, të cilat janë të vështira për shumë njerëz.