Janë publikuar notat e provimit të gjuhës shqipe për maturën 2023.
440 nxënës nga i gjithë vendi janë mbetës. ndërsa vetëm 15 nxënës janë vlerësuar me notën 10.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, bën me dije nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Facebook” se kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
STATUSI:
Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.
Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje
Kliko KËTU për të parë rezultatet.