Shkencëtarët besojnë se taurina mund të jetë sekreti për ngadalësimin e plakjes

Taurina është një derivat i aminoacidit cisteinë që trupi ynë prodhon natyrshëm dhe që, përveç kësaj, është gjithashtu i pranishëm në një seri ushqimesh specifike.
Këtë substancë e gjejmë tashmë në çdo pijë energjike pasi ajo shërben për stimulim të sistemit nervor dhe ne shpesh u drejtohemi këtyre pijeve për një aktivitet më të fortë fizik.

E habitshme, por sipas një studimi të publikuar së fundmi rezulton se pikërisht ky aminoacid mund të përmbajë sekretin e një jete më të gjatë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se një dozë e lartë ditore e taurinës ndihmoi në vonimin e vdekjes dhe zbutjen e efekteve të plakjes tek kafshët. Për shkak të gjetjeve premtuese në studimet e kafshëve, ata thonë se i njëjti efekt mund të jetë dhe te njerëzit. Kjo pasi taurina është e pranishme në trupin tonë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.