Kishte shkuar me pushime në Shëngjin, vdes papritur në hotel 46-vjeçarja nga Kosova

Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte me pushime në Shëngjin.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se viktima ishte shqiptare e Kosovës, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.

Gjithashtu mësohet se trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.