“Janë të aksidentuara jashtë shtetit”/ Eksperti tregon hilet e tregëtarëve: Marrin makina që janë hequr nga qarkullimi, i shesin si të reja në Shqipëri

Eksperti Eno Zeneli në Wake-Up ka ndarë disa sekrete për të gjithë teleshikuesit se si të mos mashtrohen nga shitësit kur blejnë një makinë të re.

Ai gjithashtu ka treguar hilen e fundit të tregëtarëve, teksa shton që një pjesë e mirë prej tyre marrin makina të aksidentuara jashtë vendit i riparojnë dhe i shesin sit ë reja në Shqipëri.

“Ulja e kilometrazhit ka ndodhur edhe do të ndodhë. Këtu në Shqipëri ka filluar të matet. Që në momentin që mjeti regjistrohet për herë të parë regjistrohet dhe kilometrazhi.

Vetë BE e ka problematik në Belgjikë një pjesë e mjeteve që janë për shitje ishin të trukuara në kilometrazh.

Shumica e tregëtarëve për të gjetur një çmimi sa më të mirë marrin automjete të dëmtuara ose mjete që janë hequr fare nga qarkullimi. Riparohet këtu dhe shitet si e re.”– tha Eksperti Eno Zeneli.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.